Italia, Donnarumma karikon ‘Të Kaltrit’: Duhet t’iu dhurojmë tifozëve një gëzim të madh

Italia, Donnarumma karikon ‘Të Kaltrit’: Duhet t’iu dhurojmë tifozëve një gëzim të madh

‘Jemi qenie njerëzore. Është e kotë që të vëmë në dukje se ndeshjen e ndjejmë edhe ne. Jemi gati dhe të karikuar. Jemi një grup i ri, normal që ka pak nervozizëm’-kështu është shprehur Donnarumma që karikon skuadrën në prag të ndeshjes me Bosnjen, finalja e playoffit për një vend në Botërorin e kësaj vere. ‘Nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme ndaj së cilës duhet të kemi një qasje të mirë menjëherë-shtoi portieri i kombëtares italiane-nuk duhet të përsërisim gabimet e pjesës së parë të ndeshjes me Irlandën. Eksperienca ime? Jam krenar për çfarë kam bërë me kombëtaren. Kam pasur gëzime dhe dhimbje. Kam humbur dy botërorëë, vetëm ne e dimë se sa na ka rënduar fakti që nuk kemi qenë. Kemi shumë...