Italia dështoi sërish, Gravina: Duan dorëheqjen time? Tashmë jam mësuar…I kërkova Gattusos që të qëndronte
Pas eliminimit në finalen e playoffit të Botërorit ndaj Bosnjes, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina u prononcua në një konferencë për shtyp duke pohuar se i kishte kërkuar trajnerit Gattuso që të qëndronte. ‘Gjendja shpirtërore ështe e dukshme sidomos për mënyrën si erdhi kjo disfatë. Dua t’i bëj komplimenta skuadrës, në këto muaj kanë pasur një rritje të pabesueshme, shumë prej tyre nuk kanë mundur të vlerësojnë klimën dhe atmosferën e krijuar, donin t’i dhuronin një gëzim të madh tifozëve dhe vendit-tha Gravina-dhanë gjithçka në fushë siç ua kishim kërkuar. Gattuso? Dua t’i bëj komplimenta, është një trajner i shkëlqyer dhe i kërkova që të qëndronte në drejtimin e Kombëtares është në sintoni të plotë me të gjithë djemtë. Dhe do të...
Burimi:
top-channel.tv