‘Finalissima’, vijojnë polemikat, De La Fuente: Nuk mund të luhet nëse një prej rivalëve nuk do dhe ne donim të luanim

‘Finalissima’, vijojnë polemikat, De La Fuente: Nuk mund të luhet nëse një prej rivalëve nuk do dhe ne donim të luanim

‘Finalissima’ mes Spanjës dhe Argjentinës vijon të shkaktojë zhurmë edhe pse ajo është anuluar tashmë. Kjo temë u prek edhe në konferencën për shtyp të trajnerit Luis De La Fuente kur ky i fundit publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore me Serbinë dhe Egjiptin. Trajneri i kampionëve të Evropës theksoi se ndryshe nga sa thonë në Argjentinë, vullneti i Federatës Spanjolle ishte që kjo ndeshje të luhej. ‘Të gjithë e dini që isha në dispozicion për të luajtur ‘Finalissima’. Gjithnjë e kam thënë-tha De La Fuente-të luash kundër Argjentinës, të fitosh një titull…Si unë ashtu edhe RFEF ishim në një linjë; qe të luanim këtë ndeshje’ Por në fund sfida u anulua dhe De La Fuente u tregua i drejtpërdrejtë për të...