‘Finalissima’ drejt anulimit, nuk ka alternativa për Spanjë-Argjentinë
Sfida e madhe e parashikuar të luhej në 27 mars në Katar mes Spanjës dhe Argjentinës e pagëzuar me emrin Finalissima duke qenë se përballen skuadrat kampione të Evropës dhe Amerikës Latine, duket se po shkon drejt anulimit. Bisedimet mes UEFA dhe CONMEBOl për të gjetur një zgjidhje për këtë ndeshje që nuk do të mbahet në Katar për shkak të konfliktit që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme, nuk kanë avancuar teksa deri në këtë moment nuk është gjetur asnjë stadium që të presë këtë përballje dhe duket se nuk do të gjendet as edhe në orët e ardhshme. Për më tepër nuk po merren parasysh alternativa të tjera në mënyrë zyrtare dhe gjithçka po vazhdon siç ka qenë, me Katarin si vend organizator...
Burimi:
top-channel.tv