Ekskluzive/ Sylvinho bën gati 50 ftesa për Poloninë, në Turqi eviton takimet me lojtarët

Ekskluzive/ Sylvinho bën gati 50 ftesa për Poloninë, në Turqi eviton takimet me lojtarët

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, po i jep formë listës së zgjeruar për ndeshjen e play-off-it të Botërorit 2026, që do të luhet më 26 mars në Varshavë kundër Polonisë. Braziliani ka hartuar një listë prej rreth 50 lojtarësh, nga e cila javën e ardhshme pritet të dërgohen ftesa zyrtare në formën e listës së pritjes. Vetëm 4-5 ditë para ndeshjes do të bëhet publike lista e shkurtër prej 23 lojtarësh që do të udhëtojnë drejt Varshavës. Gjatë vizitës së fundit në Turqi, Sylvinho, i shoqëruar nga ndihmësi Doriva, ndoqi dy ndeshje të Kupës së Turqisë. Fillimisht vëzhgoi nga tribuna përballjen mes Basaksehir dhe Trabzonsporit, ku Ernest Muçi luajti 90 minutat e plota dhe kontriboi me një asist. Edhe pse nuk shënoi, Muçi ishte aktiv...