E pabesueshme te Maroku, trajneri Regragui jep dorëheqjen nga kombëtarja afrikane
Maroku mbeti 1 penallti larg lavdisë në Kupën e Afrikës dhe pak javë më vonë trajneri i kombëtares së këtij vendi largohet nga posti i tij. Walid Regragui vendosi të lërë detyrën e tij në pankinën e përfaqësueses marokene pas humbjes në finale me Senegalin. Ajo ndeshje e polemizuar e përjetuar në Rabat në muajin janar vazhdon të lërë shenja dhe pas sanksioneve të vendosura nga Konfederata Afrikane e Futbollit, Maroku do të duhet të nisë gjithçka nga e para. Ishte vetë trajneri Regragui ai që konfirmoi largimin e tij nga pankina e përfaqësueses marokene në një postim të tij në rrjetin social Instagram. ‘Gjithnjë Maroku. Zoti, Vendi, Mbreti. Faleminderit-shkruante trajneri në postimin e tij që shoqëronte një videomesazh ëalid Regragui, që e drejtoi Marokun...
Burimi:
top-channel.tv