Botërori 2030/FIFA do të inspektojë stadiumet e eventit në Spanjë

Botërori 2030/FIFA do të inspektojë stadiumet e eventit në Spanjë

Një delegacion i FIFA do të udhëtojë drejt Spanjës këtë të hënë ku do të qëndrojë gjatë javës për të inspektuar bashkë me drejtues të Federatës Spanjolle të Futbollit stadiumet e Botërorit 2030 që Spanja do të organizojë së bashku me Portugalinë dhe Marokun. Sipas qeverisë së futbollit spanjoll, delegacioni i punës do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë së Spanjës, klubet dhe qytetet kandidate për të pritur ndeshjet e kompeticionit. Inspektimi bëhet me synimin për të parë përgatitjet për evenimentin madhor. Procesi i përzgjedhjes që qyteteve është ende i hapur dhe vendimin përfundimtar do ta marrë FIFA Në kandidaturën e Spanjës që e ka prezantuar te qeveria e futbollit botëror janë stadiumet; Anoeta (San Sebastián), Camp Nou (Barcelona), Gran Canaria (Las Palmas), La...