Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

FIFA ka zyrtarizuar një paketë me pesë rregulla të reja që do të hyjnë në fuqi duke filluar nga Kupa e Botës 2026, e cila nis më 11 qershor. Një nga risitë kryesore lidhet me përdorimin e VAR. Tashmë, VAR do të ketë të drejtë të ndërhyjë për të anuluar një karton të dytë të verdhë të dhënë gabimisht, duke shmangur përjashtimet e padrejta. Po ashtu, sistemi mund të korrigjojë edhe vendimet për goditje nga këndi kur ato jepen gabim nga gjyqtari në fushë. Ndryshime të rëndësishme janë bërë edhe në menaxhimin e kohës gjatë zëvendësimeve. Gjyqtarët do të numërojnë sekondat që i duhen një lojtari për të lënë fushën. Nëse kjo kohë kalon një minutë, lojtari zëvendësues do të duhet të presë 60 sekonda...