Botërori 2026 “thyen bankat” dhe hyn në histori, të ardhurat e FIFA-s do t’i kalojnë 12 miliardë eurot

Botërori 2026 “thyen bankat” dhe hyn në histori, të ardhurat e FIFA-s do t’i kalojnë 12 miliardë eurot

Botërori nuk është më vetëm turneu më i madh i futbollit në planet, por është kthyer edhe në një nga makineritë më të mëdha ekonomike në sportin botëror. Kupa e Botës 2026 jo vetëm po thyen rekorde sportive, të pjesëmarrjes dhe të shikueshmërisë, por edhe financiare, me parashikime që të ardhurat e FIFA-s do të kalojnë 12 miliardë euro, një shifër historike. Rritja është e jashtëzakonshme. Në ciklin e “Katar 2022”, FIFA raportoi rreth 6.600 miliardë euro të ardhura, ndërsa në “Rusi 2018” ishin rreth 5.600 miliardë, në “Brazil 2014” rreth 5.000 miliardë dhe në “Gjermani 2006” rreth 2.800 miliardë. Në më pak se dy dekada, të ardhurat janë katërfishuar. Kjo rritje shpjegohet kryesisht nga formati i ri: 48 skuadra dhe 104 ndeshje, që sjell...