Botërori 2026, të gjitha ndeshjet e 1/8 finale. Gjithçka nis me Kanada-Marok, ja programi i plotë
Kupa e Botës 2026 hyn në fazën më të nxehtë. Me golin e Arias në minutën e 14-të, Kolumbia eliminoi Ganën dhe plotësoi përfundimisht çiftet e 1/8 finale. Faza me eliminim direkt nis që sot me sfidën Kanada–Marok, ndërsa më vonë do të luhet edhe Paraguaji–Franca. Tashmë është kompletuar përfundimisht tabloja e 1/8 finale të Kupës së Botës 2026. Më 8 korrik nuk do të ketë ndeshje, ndërsa nga 9 korriku do të nisin çerekfinalet. Për të plotësuar çiftet e fazës me eliminim direkt mungonte vetëm fituesi i përballjes mes Kolumbisë dhe Ganës. Siç pritej, triumfuan kolumbianët, të cilët fituan 1-0 falë një goli të shënuar që në minutat e para. Edhe pse realizoi vetëm një gol, skuadra e Néstor Lorenzos konfirmoi se është shumë solide...
Burimi:
telesport.al