Botërori 2026, presidenti Lula bën shaka: Për të fituar duhet ta marrim Messin te Brazili
18 Qershor 2026 8:07 Alfred Lleshi Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, bëri shaka me idenë e transferimit të Lionel Messit te kombëtarja braziliane pas barazimit zhgënjyes të Brazilit ndaj Marokut në debutimin e Botërorit 2026 dhe fitores bindëse të Argjentinës ndaj Algjerisë. “Po mendoja të merrnim Messin që të luante për Brazilin”, – deklaroi kreu i shtetit duke iu përgjigjur gazetarëve gjatë një vizite në Zvicër, pas pjesëmarrjes në samitin e G7 në Francë. Lula vlerësoi paraqitjen e yllit argjentinas, i cili në ndeshjen e parë të Argjentinës barazoi gjermanin Miroslav Klose në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e Botërorëve me 16 gola. Duke komentuar barazimin e Brazilit me Marokun, presidenti kërkoi të mos dramatizohej rezultati, duke...
Burimi:
telesport.al