Botërori 2026, presidenti i FIGC: Amnistia e Balogun një absurditet, ka shije të qartë politike

Botërori 2026, presidenti i FIGC: Amnistia e Balogun një absurditet, ka shije të qartë politike

6 Korrik 2026 13:03 Alfred Lleshi “Histori e çuditshme, më është dukur një absurditet. Kam parë këtë nenin 27 për të cilin po flitet, që për fat të mirë nuk është i zbatueshëm në kampionatet kombëtare. Është e kotë të gënjejmë veten, ky vendim ka shije të qartë politike”. Kështu u shpreh Giovanni Malagò, president i FIGC, në “Rai Radio1”, duke komentuar vendimin e FIFA-s për të pezulluar sanksionin ndaj futbollistit amerikan Florin Balogun, i përjashtuar në ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës, duke e bërë kështu të disponueshëm për të luajtur kundër Belgjikës në 1/8 e finales së Botërorit. “Është një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm, shpresoj ta kuptojnë këtë, – përfundoi ai. – Unë jam për një Botëror me stadiume plot dhe shumë entuziazëm, por kur sheh...