Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
Me përfundimin e ndeshjeve të mëngjesit të sotëm, u ul sipari i xhiros së dytë në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror 2026, një xhiro që solli rezultate spektakolare dhe jo pak surpriza. Në sfidat e fundit, Portugalia shkëlqeu duke shkatërruar Uzbekistanin me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa Franca vijoi marshimin e saj të sigurt me një fitore 3-0 ndaj Irakut. Nuk munguan as hapat fals nga pretendentët: Anglia u ndal në një barazim të thatë 0-0 nga Gana, ndërsa Uruguai u shtang në një barazim 2-2 përballë Kepit të Gjelbër. Ndërkohë, Argjentina dhe Kroacia bënë detyrën, duke mposhtur respektivisht Austrinë dhe Panamanë. Por si paraqitet situata e kualifikimeve? Në këtë Botëror historik me 48 ekipe, rregullorja parashikon që 32 skuadra të kalojnë në fazën...
Burimi:
opinion.al