Botërori 2026/ ‘Azteca’nuk jep garanci maksimale, NASA monitoron stadiumin në Meksikë

Botërori 2026/ ‘Azteca’nuk jep garanci maksimale, NASA monitoron stadiumin në Meksikë

Më pak se një muaj nga starti i Botërorit 2026, shqetësimet po rriten në lidhje me stabilitetin strukturor të stadiumit ‘Azteca në Mexico City’, i cili do të presë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës më 11 qershor. Shkencëtarët dhe zyrtarët shqyrtojnë raportet e lëvizjeve graduale të tokës nën kryeqytetin meksikan. Sipas gazetës sportive Marca, NASA po monitoron situatën duke përdorur satelitë radarë të sofistikuar të aftë për të zbuluar ndryshime të vogla në sipërfaqen e Tokës. Kjo teknologji shkruan ‘Sportmediaset’, u lejon studiuesve të hartojnë fundosjen e tokës në kohë reale dhe të identifikojnë zonat ku infrastruktura mund të jetë nën presion në rritje. Sipas disa raporteve, dëmet brenda objektit janë bërë gjithnjë e më të dukshme, me fragmente betoni që shkëputen nga pjesë...