Bodo/Glimt turpëron Interin edhe në “San Siro”. Newcastle dhe Leverkusen kryejnë me sukses misionin (video)

Bodo/Glimt turpëron Interin edhe në “San Siro”. Newcastle dhe Leverkusen kryejnë me sukses misionin (video)

Pas Atletico Madridit, tri ekipet e radhës që kualifikohen për në raundin e 1/16-ve janë: Bodo/Glimt, Bayer Leverkusen dhe Newcastle. Bodo/Glimt është padyshim surpriza më e madhe dhe më e bukur e këtij sezoni në Champions League. Pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, sot norvegjezët fituan 1-2 në “San Siro”, duke u kualifikuar për në 1/16-at me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Sfida u zhbllokua në minutën e 58-të, ku pas një gafë të pafalshme të Manuel Akanji, ishte Jens Petter Hauge që dërgoi topin në portën e Yann Sommer. Tentativa e parë e Blommberg u ndal nga Sommer, por jo e dyta. Në minutën e 72-të, Hakon Evjen dyfishon shifrat për Bodo/Glimt, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Jens Petter Hauge. Në...