Bodo/Glimt mbrohet mirë, vështirësohet kualifikimi për Inter. Newcastle dhe Leverkusen në rrugën e duhur (video)
24 Shkurt 2026 21:45 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para në tri takimet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për playoff-in, ndeshjet e kthimit. Në “San Siro”, pjesa e parë mes Inter dhe Bodo/Glimt është mbyllur në barazim pa gola, 0-0, duke ulur ndjeshëm shanset e zikaltërve për t’u kualifikuar për në raundin e 1/16-ve. Në minutën e 28-të, Inter pati një mundësi të mirë për të gjetur golin, por goditja e Davide Frattesi me kokë fluturon drejt shtyllës së djathtë, por u ndal në mënyrë të suksesshme nga portieri mik. Në minutën e 33-të, goditja e Piotr Zielinski kalon pranë shtyllës së djathtë. Dy minuta më pas, norvegjezët kundërpërgjigjen me Hakon Evjen, por goditja e tij me kokë neutralizohet nga Yann Sommer. Pjesa...
Burimi:
telesport.al