Blendi Fevziu propozohet për postin në FSHF
Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore për vitin 2026 me pjesëmarrjen e 27 delegatëve. Lazer Matija u rizgjodh unanimisht në postin e kryetarit të shoqatës për një mandat të ri katërvjeçar. Përveç zgjedhjeve të brendshme, anëtarët e shoqatës shqyrtuan edhe propozimet për drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Me votim unanim, asambleja vendosi të propozojë Armand Dukën si kandidat për postin e Presidentit të FSHF-së. Ky vendim u argumentua me nevojën për vijueshmëri të projekteve aktuale dhe stabilitet institucional. Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte propozimi i Blendi Fevziut për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Delegatët e miratuan kandidaturën e tij me votë unanime.
Burimi:
sot.com.al