Biznesi i fundit i Bellingham, gati 1 milion euro aksione në një ekipi kriketi

Biznesi i fundit i Bellingham, gati 1 milion euro aksione në një ekipi kriketi

22 Prill 2026 12:16 Alfred Lleshi Lojtari i Real Madridit dhe i Anglisë, Jude Bellingham, ka blerë një pjesë (minoritare) të aksioneve në ekipin e kriketit “Birmingham Phoenix”. Ai ka marrë 1.2% të aksioneve për rreth 800.000 paund. “Warwickshire County Cricket Club” mbetet aksionari kryesor me 50.4%, ndërsa “Knighthead Capital Management”, grup ku bën pjesë edhe legjenda e NFL, Tom Brady, si investitor minoritar, kontrollon 48.4% të tjera. Bellingham tha: “Ndjej se i detyrohem diçka qytetit. Dhe kjo më duket një mënyrë e mirë për ta bërë”. Ai kujtoi fëmijërinë në Birmingham dhe lidhjen me kriketin e futbollin, duke theksuar se sportet e kanë mësuar shumë për jetën, komunikimin dhe punën në grup: “Gjithçka përfundonte në zënka dhe lot, qoftë Monopoli, futbolli apo kriketi”.