Besëlidhja e pamposhtur fiton duelin e kreut me Vllazninë, garë e fortë për zonën play off mes 4 skuadrave

Besëlidhja e pamposhtur fiton duelin e kreut me Vllazninë, garë e fortë për zonën play off mes 4 skuadrave

Janë luajtur ndeshjet e javës së 19-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione vijon të dominojë e pamposhtur renditjen pas fitores 95-70 ndaj Vllaznisë rivale, një përballje mes dy ekipeve më të mira këtë sezon. Një ndeshje me rivalitet për 30 minuta (67-65), por në cerekun  e fundit lezhjanët shkëputen dhe bëjnë diferencën në fushë. Eldi Hysa me 19 pikë ishte më i mirë për Besëlidhjen, që tashmë nis shkëputjen në renditje, duke menduar për fazën play off. Pa probleme fiton Tirana, që mundi thellë 136-70 Partizanin në derbin kryeqytetas, luajtur në “Asllan Rusi“. Një ndeshje në drejtim unik, komanduar nga bardheblutë, ku u dallua Massie me 30 pikë, ndërsa 25 pikët e Bisheva për të kuqtë mbetën për statistikë. Në Fier, skuadra...