Besëlidhja dhe Tirana nuk zhgënjejnë, sigurojnë nga një biletë për në finalet e titullit

Besëlidhja dhe Tirana nuk zhgënjejnë, sigurojnë nga një biletë për në finalet e titullit

Besëlidhja dhe Tirana janë dy skuadrat finaliste të Superligës në basketboll për meshkuj. Ato u kualifikuan pas ndeshjeve të treta gjysmëfinale luajtur të shtunën, duke fituar 3-0 serinë e takimeve. Në kryeqytet, skuadra e Besëlidhjes mundi 95-78 Apoloninë. Pas një pjese të parë të ekuilibruar (45-42), skuadra lezhjane shkëputet dhe fiton pa shumë probleme. Edmonds dhe Ridgnal realizuan nga 26 pikë secili për Besëlidhjen, ndërsa 27 pikët e Quincy për fierakët mbetën për statistikë. Disi më e vështirë fitorja e Tiranës, që ashtu si në dy sfidat e mëparshme vuajti për të mposhtur Vllazninë. Në “Fahrie Hoti”, bardheblutë fituan 87-81 në sfidën e tretë, me miqtë që ishin në epërsi pas periodës së tretë (62-58). në cerekun e fundit Tirana përmbys gjithcka e fiton falë...