Besa- Skënderbeu në Luz, Burreli e Kastrioti presin rivalët e korçarëve
Sot Kategoria e Parë rikthehet të luajë javën e 19-të. Pesë takime sipas Departamentit të Garave zhvillohen sot, ndërsa përballja Apolonia- Lushnja të dielën në orën 13:30. Në këtë nivel të futbollit shqiptar me 12 ekipe, rivaliteti dukshëm qëndron për dy vendet e para të cilat të ngjisin automatikisht në Superiore si dhe ato që të rrëzojnë po menjëherë nga kategoria. Në kalendar sot me fillim orën 13:30; Korabi pret Ilirinë, në “Liri Ballabani” Burreli takohet me Laçin, në Fushë Krujë, Kastrioti mat forcat me Pogradecin, Luftëtari me Kukësin si dhe kryesfida e Luzit të Vogël ndërmjet Besës dhe Skënderbeut. Kategoria e Parë, java e 19-të: Sot ora 13:30 Korabi- Iliria Burreli- Laçi Kastrioti- Pogradeci AF Luftëtari- Kukësi Besa-Skënderbeu Të dielën ora 13.30 Apolonia- Lushnja/Sportiim.al/...
Burimi:
sportiim.al