No Image Available

Berisha vishet bardheblu

Nga Dinamo te Tirana. Brnard Berisha është futbollisti më i ri bardheblu. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi ka komunikuar afrimin e sulmuesit, i cili do t’iu bashkohet kryeqytetasve për sezonin e ri 2026/27. 34-vjeçari më herët u konfirmua si protagonist absolut tek Dinamo me të cilën u shpall edhe fitues i Kupës së Shqipërisë 2025/26. Kjo goditje në këtë merkato te Tirana, rezulton e treta pasi më herët u zyrtarizuan mesfushori Ardit Krymi dhe sulmuesi Erdon Daci.  Post navigation