Bellingham mesazh tifozëve: Ju kemi zhgënjyer, por do të kthehemi aty ku meritoni të jeni

Bellingham mesazh tifozëve: Ju kemi zhgënjyer, por do të kthehemi aty ku meritoni të jeni

Barazimi 1-1 ndaj Girona në ndeshjen e fundit në La Liga, që pasoi eliminimin nga Champions League, ka zhgënjyer të gjithë te Real Madrid. Skuadra “los blancos” tani është 9 pikë pas Barcelona në renditjen e La Liga, me 7 javë ende për t’u luajtur. Ndaj, te Real Madrid po përgatiten me idenë se ky sezon mund të përfundojë pa asnjë trofe të madh. Ky rezultat është një dështim për presidentin Florentino Pérez, i gatshëm të ndërhyjë në merkaton e verës për të ndryshuar trendin. Mesfushori Jude Bellingham, pas një ndikimi të jashtëzakonshëm në sezonin e tij të pare në Madrid, që kulmoi me një rol kyç në fitimin e titullit të pesëmbëdhjetë të Champions, nuk ka treguar më atë performancë që pritej nga të...