BE kundër Infantinos: FIFA shfrytëzon çdo mundësi komerciale, por futbolli nuk është bejsboll
Projekti i FIFA-s për të hapur kapitalin e një kompanie të re tregtare ndaj investitorëve privatë vazhdon të shkaktojë reagime të forta negative. Pas UEFA-s dhe disa federatave kombëtare, edhe Bashkimi Europian ka shprehur shqetësime të mëdha për nismën e promovuar nga Gianni Infantino. Komisioneri europian Glenn Micallef kritikoi ashpër drejtimin e marrë nga futbolli botëror: “Nuk është bejsboll. Kupa e Botës mbetet eventi më i madh sportiv në planet, pavarësisht shfrytëzimit nga FIFA të çdo mundësie tregtare, por tani, mjaft”. Sipas tij, kërkimi i tepruar për të ardhura të reja rrezikon të dëmtojë vlerat që e kanë bërë futbollin sportin më popullor në botë: “Komercializimi i pakontrolluar i futbollit është bërë i dëmshëm. Ai kërcënon elementët që e kanë bërë këtë sport më të...
Burimi:
telesport.al