Bayern nuk e do më, destinacioni i ri i Leon Goretzka do të jetë Madridi

Bayern nuk e do më, destinacioni i ri i Leon Goretzka do të jetë Madridi

26 Dhjetor 2025 18:52 Telesport Bayern Munich ka vendosur përfundimisht të mos i ofrojë rinovim të kontratës Leon Goretzka, të cilit i skadon në fund të këtij qershori dhe do të largohet si lojtar i lirë. Në një situatë të tillë, mediet gjermane bëjnë me dije se javët e fundit është rritur shumë interesi i Atletico Madrid mbi mesfushorin 30-vjeçar, i cili duket se ka profilin fiks për atë që kërkon trajneri Diego Simeone në repartin e mesfushës. Gjithsesi, për Gortezka ka interes të madh edhe brenda Bundesligës, por Atletico Madridi mund të jetë destinacioni ideal për të. E sigurt der tani është fakti që Goretzka do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.