Bayern nuk dorëzohet kollaj, dy gola për pesë minuta dhe rihap takimin në “Parc des Princes” (video)

Bayern nuk dorëzohet kollaj, dy gola për pesë minuta dhe rihap takimin në “Parc des Princes” (video)

28 Prill 2026 22:38 Telesport Duket e pabesueshme, ndeshja që po shohim sonte në “Parc des Princes” mes PSG-së dhe Bayernit. Pjesa e dytë po rezulton po aq e bukur sa e para. Pas dy golave të shpejtë të PSG-së, me Kvaratskhelia 56′ dhe Dembele 58′, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i bavarezëve. Në minutën e 65-të, kundërpërgjigjet Bayern. Joshua Kimmich kroson nga goditja e dënimit, Dayot Upamecano shënon me kokë. Në minutën e 70-të, pas një topi të Kane dhe veprimit fantastik brenda zonës të Luis Diaz, kolumbiani shënon golin e katërt për bavarezët. Për golin e Luis Diaz u desh edhe konfirmimi i VAR-it. 9 gola të shënaur deri tani në “Parc des Princes”, PSG udhëheq momentalisht 5-4. SHIKOGOLAT