Bayern Munich merr vendimin befasues për merkaton, Eberl: Jemi të kënaqur

Bayern Munich merr vendimin befasues për merkaton, Eberl: Jemi të kënaqur

29 Korrik 2026 16:06 Telesport Pavarësisht se ka ende shumë kohë deri në fund të afatit, Bayern Munich ka mbyllur merkaton e tij për këtë verë, duke u mjaftuar vetëm me nënshkrimet e Ismaïl Saibari, Nathaniel Brown dhe Bara Saboko Ndiaye. Drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, konfirmoi vendimin për mbylljen e merkatos dhe u shpreh i kënaqur me skuadrën që kanë në dispozicion. Po ashtu përjashtoi edhe mundësinë e largimit të Alphonso Davies. “Buzëqeshja sa herë që lexoja thashethemet e merkatos këtë verë. Ne i përfunduam marrëveshjet për Nathaniel Brown dhe Ismael Sibari shumë shpejt, dhe mendova se ishte e qartë se i kishim përfunduar nënshkrimet tona. Nuk mund të rrija pa buzëqeshur me emrat që lidheshin me ne, pasi këto thashetheme janë 0%...