Bayern Munich arrin marrëveshje me sulmuesin, klubi nglez rrit pretendimet financiare

Bayern Munich arrin marrëveshje me sulmuesin, klubi nglez rrit pretendimet financiare

15 Maj 2026 8:14 Telesport Bayern Munich po përshpejton bisedimet për transferimin e Anthony Gordon dhe thuhet se tashmë ka siguruar miratimin e lojtarit. Sipas “Bild”, klubi bavarez ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin anglez të Newcastle United, i cili konsiderohet si një nga objektivat kryesorë për forcimin e sulmit sezonin e ardhshëm. Megjithatë, negociatat mbeten të ndërlikuara financiarisht. Newcastle e vlerëson Gordon rreth 90 milionë euro, ndërsa Bayern thuhet se është i gatshëm të shkojë deri në 60 milionë euro. Një diferencë e konsiderueshme, pavarësisht se dëshira e lojtarit për t’u larguar nga Anglia është në favor të bavarezëve. Për më tepër, konkurrenca për lojtarin 25-vjeçar, është mjaft e ashpër. Përveç Bayern, thuhet se janë të interesuar edhe Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Manchester...