Bayern luan “tenis” në Bergamo dhe mbyll llogaritë e kualifikimit që në ndeshjen e parë (video)
10 Mars 2026 22:50 Telesport Bayern Munich mund të themi me plot gojën se ka siguruar biletën për në çerekfinalet e Champions League, që sonte. Bavarezët fituan 1-6 në Bergamo ndaj Atalantës, në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e 1/16-ve. Bavarezët gjetën avantazhin që në minutën e 12-të. Pas një goditje të shpejtë këndi, Serge Gnabry fut një top të bukur brenda zonës, Josip Stanisic e dërgon atë në rrjetë. Ndërkohë që në minutën e 22-të ishte Michael Olise që dyfishoi shifrat me një gol shumë të bukur pas një goditjeje nga kufijtë e zonës së rreptësisë dhe pas asistit të Upamecano. Në minutën e 25-të, Serge Gnabry shënon golin e tretë për bavarezët pas asistit të Olise. Pjesa e parë mbyllet 0-3...
Burimi:
telesport.al