Bayern-Barcelona, nis gara për një nga yjet e Arsenalit

Bayern-Barcelona, nis gara për një nga yjet e Arsenalit

8 Mars 2026 13:29 Telesport Martin Ødegaard dhe Gabriel Martinelli mund të jenë dy nga emrat që mund të largohen nga Arsenali gjatë merkatos së verës. Sipas raportimeve nga mediat angleze, drejtuesit e klubit londinez po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimeve në skuadër, ndërsa interesimi për dy lojtarët ka filluar të rritet nga klubet e mëdha europiane. Për Martinellin raportohet se ka interes konkret nga Barcelona dhe Bayern Munich, të cilat e shohin brazilianin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv. 23-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të shpejtë dhe më të rrezikshëm në krah për Arsenalin në sezonet e fundit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi londinez do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga një prej talenteve më të rëndësishme...