Bastoni largohet nga Interi vetëm për Barcelonën, iu jep mesazh të qartë agjentëve të tij
20 Prill 2026 12:15 Alfred Lleshi “Po negociojnë për Bastoni”. Kështu hapej Gazeta katalanase “Sport”, duke raportuar se Barcelona po synon mbrojtësin e Interit për të forcuar repartin defensiv për sezonin e ardhshëm dhe është e vendosur t’i shkojë deri në fund. Klubi katalanas nuk tërhiqet përballë çmimit që Interi ka vendosur për lojtarin, i cili ka kontratë deri në qershor 2028; të paktën 70 milionë euro. Nga ana e tij, Bastoni është i tunduar nga ideja për të lënë Italinë dhe Interin për një aventurë të re dhe, sipas raportimeve, do të largohej vetëm për Barcelonën. Premier League, përfshirë interesin e Liverpool-it, nuk është në planet e tij. Sipas “Mundo Deportivo”, Bastoni iu ka dhënë një mesazh të qartë agjentëve: nëse nuk shkon te...
Burimi:
telesport.al