Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Barcelona siguron përforcimin e parë falas për sezonin e ri? Do të jetë zëvendësuesi i Lewandowski-t
29 Dhjetor 2025 18:33 Telesport Edhe pse do të jetë jashtë fushave të lojës të paktën deri në muajin mars, Dusan Vlahovic vazhdon të jetë në qendër të merkatos. “Marca” zbulon se sulmuesi serb është kandidati kryesor në listën e Barcelonës për të zëvendësuar Robert Lewandowski-n për sezonin e ri. Pavarësisht se deri tani janë përmendur emra “big”, duke filluar nga Julian Alvarez, në të vërtetë Barcelona po punon për një transferim me kosto zero për repartin e sulmit. Sipas raportimit në fjalë, klubi katalanas ka filluar që tani bisedimet me sulmuesin serb për transferimin e tij në verën e ardhshme. Megjithatë, te Juventus end enuk janë dorëzuar për një rinovim të mundshëm me sulmuesin serb. Po ashtu për Vlahovic ka interes të madh edhe...