Barcelona me vendim të rëndësishëm. Ky lojtar do të largohet vetëm për shifrën 65 milionë euro
6 Maj 2026 20:32 Telesport Ferran Torres mund të jetë një nga largimet e bujshme nga Barcelona gjatë merkatos së verës. Për sulmuesin spanjoll ka një interes të vazhdueshëm në Premier League, sidomos nga klube si Chelsea dhe Aston Villa. Duke qenë se është nën kontratë deri në vitin 2027, drejtuesit katalanas nuk duan të rrezikojnë për të mos e humbur si lojtar të lirë, ndaj janë të gatshëm për largimin e tij këtë verë, por me një kusht. Sport zbulon se Barcelona ka vendosur shifrën 65 milionë euro si kusht për largimin e Ferran Torres. 26-vjeçari është aktivizuar në 46 ndeshje dhe ka shënuar 20 gola këtë sezon. Ai nuk është një titullar fiks dhe duke qenë se katalanasit presin të bëjnë përforcime të...
Burimi:
telesport.al