Barcelona “manita” ndaj Athletic Bilbao dhe fluturon në finalen e madhe (video)

Barcelona “manita” ndaj Athletic Bilbao dhe fluturon në finalen e madhe (video)

Barcelona është finalistja e parë e Superkupës së Spanjës, e cila edhe këtë vit zhvillohet në Arabinë Saudite, në formatin “Final Four”. Në Yeddah, në gjysmëfinalen e parë mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao, katalanasit siguruan finalen falë një fitore të thellë 5-0. Barcelona gjeti golin fillimisht në minutën e 22-të, ku Roony Bardghji pason për Fermin Lopez, ky i fundit niset të godasë, por topi përfundon tek Ferran Torres, i cili e dërgon në rrjetë. Në minutën e 30-të, Raphinha asiston bukur në zonë, Fermin Lopez me një goditje të lehtë me të majtën brenda zonës, dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 34-të, Barcelona gjen golin e tretë me Roony Bardghji. Suedezi shënon, falë edhe gafës së Unai Simon. Në minutën e 38-të ishte...