Barcelona ka nisur kontaktet, Asllani gjithnjë e më pranë transferimit të ëndrrave

Barcelona ka nisur kontaktet, Asllani gjithnjë e më pranë transferimit të ëndrrave

Fisnik Asllani është gjithnjë e më pranë realizimit të ëndrrës së tij. Interesimi i Barcelonës nuk është thjesht një thashethem. Menaxheri i lojtarit shqiptar, Ayman Dahmani, ka konfirmuar se klubi katalanas ka nisur kontaktet dhe ka shfaqur konkret për Fisnik Asllanin. Sulmuesi i Hoffenheim-it po shkëlqen në Bundesligë, ku deri më tani numëron 8 gola të shënuar. Gjithashtu, 23-vjeçari ka fituar vendin e titullarit edhe në përfaqësuesen e Kosovës, më të cilën ka arritur të gjejë disa herë rrugën e rrjetës. Asllani pritet të largohet në verë, teksa kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro./Sport Ekspres/