Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Barcelona gjen që tani pasardhësin e Hansi Flick dhe nuk ka vend për surprizë
8 Janar 2026 17:50 Telesport Hansi Flick do të vazhdojë të drejtojë Barcelonën deri në qershor të vitit 2027, kohë kur i skadon kontrata me katalanasit. Ndërkohë, mediet spanjolle bëjnë me dije se drejtuesit e Barcelonës kanë piketuar që tani trajnerin e tyre të ri. Bëhet fjalë për Cesc Fabregas, i cili po bën një punë të jashtëzakonshme te Como në Serie A. Sistemi i lojës dhe formimi i Fabregas përputhet në mënyrë perfekte me ADN-në e Barcelonës. Dikur shkëlqeu si lojtar, ndërsa në Spanjë janë të bindur se Fabregas do të shkëlqejë edhe si trajner te Barcelona. Gjithsesi, për të ndodhur kjo gjë, ka ende kohë dhe për momentin spanjolli është i fokusuar te Como.