Barcelona fton Muriqin në sfidë me Levandovskin, sulmuesi shqiptar reagon në rrjetet sociale

Barcelona fton Muriqin në sfidë me Levandovskin, sulmuesi shqiptar reagon në rrjetet sociale

Barcelona do të luajë sot përballë Majorkës në javën e 23-të të kampionatit spanjoll. Ndeshja ka nisur më herët, jo në fushën e blertë, por në rrjetet sociale. Barcelona ka shpërndarë një postim në llogarinë zyrtare në “Twitter”, ku në një farë mënyre ka ftuar në sfidë Muriqin dhe Levandovskin. Klubi katalanas ka shpërndarë një foto të polakut nga seanca stërvitore me përshkrimin: “Levi vs Muriqi”. Nuk ka munguar edhe reagimi i “piratit”, i cili është ndjerë i vlerësuar nga ky duel i shpallur nga një skuadër e nivelit të Barcelonës. “Ka pak sulmues që mund të konkurojnë me Levin… Dhe unë nuk jam njëri prej tyre. Por faleminderit gjithsesi”, ka shkruajtur Vedat Muriqi në reagimin e tij në rrjetin social “Twitter”./Sport Ekspres/