Barcelona e braktisi, United nuk e dëshiron më, e ardhmja e Rashford drejt skuadrës së njohur në Premier

Barcelona e braktisi, United nuk e dëshiron më, e ardhmja e Rashford drejt skuadrës së njohur në Premier

6 Maj 2026 12:24 Telesport E ardhmja e Marcus Rashford ka pësuar një ndryshim drastik brenda pak muajsh. Sulmuesi anglez, i cili iu bashkua Barcelonës në formë huazimi verën e kaluar, dukej se i kishte bindur të gjithë te klubi “blaugrana” falë paraqitjeve të tij. Megjithatë, performancat e lojtarit në pronësi të Manchester United kanë rënë ndjeshëm kohët e fundit: Vetëm dy gola në muajt e fundit dhe performanca të dobëta kur ishte e nevojshme, me Raphinha jashtë fushës. Pas vendimit të Barcelonës për të mos nënshkruar me lojtarin për shumën e rënë dakord prej 30 milionë eurosh nuk qëndron vetëm një çështje teknike, por edhe financiare. Paga e majme e Rashford përfaqëson një pengesë të pakapërcyeshme për katalanasit, të vendosur të drejtojnë investimet e...