Barazim i Tiranës ndaj Vorës, dy gola vendosin ndeshjen

Barazim i Tiranës ndaj Vorës, dy gola vendosin ndeshjen

Tirana barazoi 1-1 ndaj Vorës, në përballjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Bardheblutë shënuan të parët me Ndong, në minutën e 51-të. Vora nuk u dorëzua dhe u vendos në kërkim të golit të barazimit. Adeloye dërgoi shifrat në 1-1 në të 81-tën. Bardheblutë renditen në vendin e fundit me 14 pikë. Vora është në vendin e gjashtë. Këtë të hënë luhet edhe Partizani-Teuta dhe Dinamo-Vllaznia.