Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

Argjentina mund të përballet me masa disiplinore nga FIFA pasi futbollistët e saj shfaqën një banderolë me mesazh politik pas fitores 1:2 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, të zhvilluar në Atlanta. Fitorja u vulos në minutën e 93-të, kur Lautaro Martinez shënoi me kokë golin që dërgoi Argjentinën në finalen e madhe, ku do të përballet me Spanjën. Megjithatë, festimet pas ndeshjes shkaktuan polemika, pasi lojtarët argjentinas shpalosën një banderolë me mbishkrimin “Las Malvinas son Argentinas” (“Ishujt Falkland janë argjentinas”). Sipas rregullores së FIFA-s, një veprim i tillë mund të konsiderohet shkelje e Nenit 34.3, i cili ndalon shfaqjen e sloganeve apo mesazheve me përmbajtje politike në fushën e lojës. Sipas The Athletic, Argjentina ka precedent për këtë çështje, pasi është gjobitur...