Autogol dhe gafë e pafalashme e Zubimendi-t, Arsenal-Man. United bëjnë “paqe” për pjesën e parë (video)
25 Janar 2026 18:17 Telesport Në “Emirates”, po luhet supersfida e javës së 23-të në Premier League, Arsenal-Manchester United, ku pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku një top i Bukayo Saka brenda në zonë për Martin Odegaard, që nuk goditet siç duhet nga norvegjezi, por mjaftoi që të devijohej në portën e tij nga mbrojtësi i “Djajve”, Lisandro Martinez. Nuk kaluan shumë minuta dhe erdhi reagimi i Man. United, që barazoi shifrat me Bryan Mbeumo, i cili përfitoi nga një top i kthyer keq mbrapsht nga Martin Zubimendi. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Burimi:
telesport.al