Australian Open: Po humbiste, Djokovic kualifikohet pas tërheqjes së rivalit, fitore për Sinner, Pegula e Rybakina
Janë luajtur sot ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale të grand slam-it të Australian Open, duke përcaktuar të gjitha çiftet gjysmëfinaliste. Te meshkujt, kualifikim me fat për serbin Novak Djokovic, që po humbiste 2-0 me sete në momentin që rivali i tij, italiani Lorenzo Musetti, u tërhoq i dëmtuar (6-4, 6-3, 1-3 rezultati në momentin që u ndal ndeshja). Përballë serbit në gjysmëfinale do të jetë jetë italiani Jannik Sinner, kampion në fuqi në Melburn dhe numri 2 në botë. Në çerekfinale ai mposhti 3-0 (6-3, 6-4, 6-4) amerikanin Ben Shelton. Te femrat, tenistja kazake Elena Rybakina vazhdon të befasojë me lojën e saj. Pasi eliminoi Gauff, ajo mundi sot 2-0 (7-5, 6-1) polaken Iga Swiatek, në një ndeshje të dominuar nga tenistja kazake. Në...
Burimi:
telesport.al