Australian Open/ Alcaraz siguron gjysmëfinalen, nr.1 i botës mund pastër De Minaur, tani sfidon Zverev

Australian Open/ Alcaraz siguron gjysmëfinalen, nr.1 i botës mund pastër De Minaur, tani sfidon Zverev

Carlos Alcaraz shkruan histori në Australian Open. Spanjolli mposhti Alex De Minaur në çerekfinale me rezultatin 7-5, 6-2, 6-1, duke e mbyllur ndeshjen për 2 orë e 18 minuta dhe duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinalen e turneut në Melbourne. Pas një seti të parë të luftuar, Alcaraz mori plotësisht kontrollin e ndeshjes, duke dominuar dy setet pasuese ndaj tenistit australian. Kjo është gjysmëfinalja e 14-të Grand Slam në karrierë për spanjollin. Në gjysmëfinale, Alcaraz do të përballet me Alexander Zverev, i cili eliminoi amerikanin Learner Tien në katër sete, 6-3, 6-7, 6-1, 7-6, pas një beteje që zgjati 3 orë e 11 minuta. Gjermani anuloi një set point që mund ta kishte çuar ndeshjen në setin e pestë vendimtar dhe arriti...