Ausilio zbulon strategjinë e Inter në merkato: Jemi mirë në sulm, nuk do të nxitohemi me emrat që qarkullojnë

Ausilio zbulon strategjinë e Inter në merkato: Jemi mirë në sulm, nuk do të nxitohemi me emrat që qarkullojnë

Vitet kalojnë, lojtarët, trajnerët dhe menaxherët kalojnë, por Inter nuk e ka ndryshuar filozofinë e tij: qëllimi është gjithmonë të garojë për të fituar. Kjo u përsërit nga drejtori sportiv Piero Ausilio, i cili bëri një vlerësim të strategjive dhe ambicieve të klubit për transferimet për sezonin e ardhshëm. “Inter nuk fshihet, nuk është fshehur kurrë. Ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë dhe nëse kjo do të thotë të fitojmë dy trofe si vjet aq më mirë. Nuk ka sezon në të cilin Inter mund të kënaqet me një kualifikim në Champions League. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë në shtëpi disa trofe”, tha Ausilio. “Ndonjëherë ia dalim, ndonjëherë jo, por qëllimi është gjithmonë të fitojmë”, shtoi Ausilio, që...