Atletico Madrid i papërmbajtshëm në pjesën e parë, Barcelona në gjumë të thellë (video)

Atletico Madrid i papërmbajtshëm në pjesën e parë, Barcelona në gjumë të thellë (video)

12 Shkurt 2026 21:45 Telesport Pjesa e parë e gjysmëfinales së parë mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për Kupën e Mbretit, është mbyllur 4-0 për “Colchoneros”. Supersfida u zhbllokua që në minutën e 6-të, ku pas një topi të kthyer mbrapsht nga Eric Garcia, portieri Joan Garcia u tregua i pavëmendshëm dhe topi kaloi finishin, pavarësisht përpjekjes së 25-vjeçarit për ta larguar nga rrjeta. Në minutën e 14-të, aksion i shkëlqyer i Atletico Madridit, Antoine Griezmann dyfishon shifrat pas asistit të Nahuel Molina. Në minutën e 33-të, sërish një aksion model i “Colchoneros”, ku Ademola Lookman gjen golin, pas asistit të bukur të Julian Alvarez. Në minutën e 37-të, Hansi Flick largon Marc Casado-n, një tjetër paraqitje zhgënjyese e 22-vjeçarit dhe në vend...