Atletico Madrid arrin marrëveshjen e parë, siguron për 45 milionë euro mesfushorin brazilian të Wolves
29 Maj 2026 12:15 Telesport Atletico Madrid ka arritur një marrëveshje në parim me ekipin e Wolves për të nënshkruar mesfushorin Joao Gomes. Një shumë prej 45 milionë eurosh është vendosur midis klubeve për këtë transferim dhe puna po finalizohet për ta bërë atë lojtar të Atletico kur të rihapet afati i transferimeve muajin tjetër. Gomes u tha lamtumirë tifozëve të Wolves në ndeshjen e tyre të fundit të sezonit. Një lojtar që u dallua për qëndrueshmërinë e tij (8 gola në 130 ndeshje zyrtare). Gjithsesi, 25-vjeçari brazilian, i cili nuk u bë pjesë e skuadrës së Carlo Ancelotti për Kupën e Botës, nënshkroi për Wolves nga Flamengo në vitin 2023 dhe luajti më shumë se 100 herë për klubin e West Midlands.
Burimi:
telesport.al