Atalanta ka mundur shumë skuadra gjermane, të gjithë e dinë se cili është objektivi i Bayern në Champions”

Atalanta ka mundur shumë skuadra gjermane, të gjithë e dinë se cili është objektivi i Bayern në Champions”

10 Mars 2026 11:01 Telesport Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, foli para ndeshjes së skuadrës kundër Atalanta në Champions League, që luhet sot në Bergamo. “Po luajmë kundër një skuadre shumë të mirë. Ata mund të mposhtin këdo”, tha Kimmich. “Ata kanë patur sukses me ekipet gjermane. Ishte një ndeshje e vështirë për Dortmund kundër tyre, Frankfurtin dhe Leverkusenin jo shumë kohë më parë. Ata janë një kundërshtar i veçantë dhe një ndeshje interesante për ne” shtoi mesfushori. Më tej, Kimmich shtoi: “Po luajmë kundër një skuadre fizikisht të fortë. Ka ngjashmëri me lojën tonë në Dortmund. Ata kanë përvojë në Evropë, nuk janë një kundërshtar i lehtë. Askush nuk duhet t’i nënvlerësojë”. “Kemi ndeshjen e dytë në shtëpi dhe duam të kualifikohemi më...