Asllani harron Inter, i premton besnikëri Beshiktash: Dua të qëndroj këtu

Asllani harron Inter, i premton besnikëri Beshiktash: Dua të qëndroj këtu

Për herë të parë në karrierë, Kristjan Asllani u largua nga Italia, për të nisur një aventurë të re në Turqi. Për pjesën më të madhe të opinionin, kjo është një lëvizje e fortë, e guximshme nga ana e tij, por me sa duket mesfushori kuqezi jo vetëm që nuk është penduar, por në Turqi ndihet shumë mirë, tani objektivi dhe dëshira e tij është të qëndrojë te Beshiktash: “Kam ardhur këtu në formë huazimi, por dëshirojë të qëndroj këtu me një kohë të pacaktuar. Ky është një klub shumë i rëndësishëm që luan gjithnjë për të fituar titullin dhe unë do të përpiqem ta arrij këtë. Beshiktash ka tifozë të jashtëzakonshëm. Ky është një klub që ka gjithçka që i duhet një lojtari. E...