Asllani dhe Muçi do të luajnë sëbashku? Trajneri i Beshiktash flet për mundësinë

Asllani dhe Muçi do të luajnë sëbashku? Trajneri i Beshiktash flet për mundësinë

Transferimi i Kristjan Asllanit drejt kampiontit turk ku pritet të aktivizohet me Beshiktashin është vetëm çështje ditësh. Konfirmimin zyrtar e ka dhënë edhe vetë presidenti i klubit turk, Serdal Adali, i cili është shfaqur sot para mediave në një konferencë të gjatë për shtyp, ku është ndalur edhe mbi çështjen e mesfushorit që do të afrohet nga Interi. “Kristjan Asllani po vjen. Ne kemi arritur një akord me Interin dhe me lojtarin. Ka një proces të mbylljes së akordit mes Interit dhe Torinos. Ai do të mbërrijë sot në darkë ose nesër në mëngjes”, ishin fjalët e Adali. Sipas informacioneve që dihen deri tani, Beshiktash do të paguajë rrogën e Asllanit për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa ka një klauzolë prej rreth 11 milionë...