Askush tjetër si Dimarco në Serie A, asisti numër 18 dhe rekordi absolut sezonal
27 Prill 2026 8:14 Alfred Lleshi Askush si Federico Dimarco. Me asistin për Marcus Thuram te goli i 1-0 të Interit, në minutën e 23-të, në fushën e Torinos, lojtari i krahut zikaltër arriti kuotën e 17 asistimeve në Serie A. Kjo shifër nuk ishte arritur kurrë më parë, në një sezon të vetëm, në elitën e futbollit italian. Me krosin me të majtën për 1-0 ndaj Cagliarit, gjithmonë për Thuram, Dimarco kishte barazuar Papu Gomez me 16 asiste sezonale. Nuk vonoi shumë dhe erdhi parakalimi i argjentinasit, që vlen rekordin absolut të të gjitha kohërave. Më pas, Dimarco firmosi edhe asistin numër 18 nga këndi për golin me kokë të Bisseck. 1️⃣7️⃣🅰️ Nessuno come Dimarco 😎 pic.twitter.com/UDLa1ykplg — Inter ⭐⭐ (@Inter) April 26, 2026...
Burimi:
telesport.al